Qindra koala besohet se janë djegur për së gjalli nga zjarret në Australi

0
Gjigandi

Dyshohet se qindra koala, kafshë karakteristike për Australinë, janë djegur për së gjalli nga zjarret që kanë dalë nga kontrolli në rajonin New South Wales.

Zjarret besohet se nisën nga një rrufe dhe deri tash i kanë djegur më shumë se dy mijë hektarë, përfshirë një hapësirë të rëndësishme ku jetonin këto kafshë.

Drejtoresha e spitalit për koala, Sue Ashton, tha se kjo humbje është një tragjedi. “Bukuria e këtyre kafshëve është që ato janë të llojllojshme gjenetikisht dhe kjo ka rëndësi kombëtare. Shumë koala po përzihen mes racave dhe humbja e një pjese të madhe të tyre është shkatërruese”, tha ajo.

Ajo njoftoi se ekipet për shpëtimin e kafshëve nuk do të kenë mundësi të zhvillojnë operacione deri të enjten apo të premten dhe u shpreh e frikësuar që koalat nuk kanë mundur t’i ikin zjarrit.

“Sjellja që e bëjnë zakonisht këto kafshë kur ka zjarre është ngjitja në drunj. Flakët shpesh shkojnë deri në majë dhe kur zjarri është i madh, kafshët mund të digjen për së gjalli”, shtoi drejtoresha.

RonaTyra

Sipas saj, edhe nëse koalat ia dalin të ikin nga zjarri, atyre mund t’iu digjen thundrat dhe kjo do t’i bëjë ato të paafta për t’u ngjitur në drunj përsëri.

Spitali që ka kapacitet për strehimin e 40 koalave i ka angazhuar 150 vullnetarë për t’u marrë me rritjen e pritshme të numrit të kafshëve të lënduara, shkruan “The Guardian”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu