Sekretari amerikan Mike Pompeo kritikon Bolton për librin: Tradhtar

0
Gjigandi

Lufta e fjalëve mes Shtëpisë së Bardhë dhe këshilltarit të shkarkuar të sigurisë kombëtare John Bolton, është përshkallëzuar sot teksa sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo e quajti atë “tradhtar”.

Libri me 577 faqe është nga dje në qendër të vëmendjes së mediave teksa përshkruan një portret të vrazhdë të presidentit Donald Trump e administratës së tij.
Bolton shkruan se Trump “i lutej” presidentit kinez Xi Jinping gjatë një samiti në vitin 2019 për ta ndihmuar në procesin e rizgjedhjes, dhe se edhe politika e jashtme e Trump është e hartuar sipas linjave elektorale për zgjedhjet e 2020.
Shtëpia e Bardhë po përpiqet të ndalojë publikimin e librit me urdhër gjykate. Aty Bolton shkruan gjithashtu se Trump ‘as që mund të matet’ me presidentin rus Vladimir Putin.
Por sekretari Pompeo i doli në mbrojtje presidentit duke komentuar sot në Twitter:
“Nuk e kam lexuar librin por nga pjesët e publikuara në media duket se John Bolton po përhap gënjeshtra, gjysmë të vërteta të spërdredhura dhe sajesa të plota … në atë dhomë kam qenë edhe unë,” shkruante Pompeo, duke iu referuar titullit të librit “Dhoma ku ndodhi”.
“Për të ardhur keq që roli final i Bolton është ai i një tradhtari që dëmton SHBA”, tha Pompeo.
Dje Trump e quajti librin “një koleksion gënjeshtrash dhe histori të sajuara” dhe shtonte se Bolton vetëm po përpiqej të nxirrte inatin e shkarkimit nga posti “sepse është një qenush nevrik!”
Në përballjen e pritur në gjykatë, qeveria thotë se me publikimet, ish-këshilltari ka shkelur marrëveshjen e mos-publikimit të të dhënave delikate. Avokati i Bolton thotë se ka marrë miratim ekspertë kualifikimi për publikimet.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu