Pse njerëzit bërtasin kur janë të zemëruar?

0
Gjigandi

Sipas një historie tibetiane, një ditë një njeri i mençur i pyeti dishepujt e tij:

– Pse njerëzit bërtasin kur janë të zemëruar?

Burrat menduan për një moment: “Sepse ne humbasim qetësinë tonë”, tha njëri, kjo është arsyeja pse ne bërtasim”.

I urti pyeti:

– Pse bërtet kur personi tjetër është pranë? Nuk mund të flas me të me zë të ulët? Pse i bërtet një personi kur je i zemëruar?

RonaTyra

Burrat dhanë përgjigje të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk e bindi të urtin. Në fund ai shpjegoi:

“Kur dy njerëz janë të zemëruar, zemrat e tyre shkojnë larg. Për të mbuluar atë distancë ata duhet të bërtasin, që të dëgjohet. Sa më shumë të zemërohen ata, aq më të forta do të duhet të bërtasin për të dëgjuar njëri-tjetrin në atë distancë të madhe. Atëherë njeriu i urtë pyeti:

-Çfarë ndodh kur dy njerëz bien në dashuri? Ata nuk bërtasin, flasin me zë të ulët. Pse? Zemrat e tyre janë shumë afër. Distanca ndërmjet tyre është shumë e vogël.

I urti vazhdoi:

– Kur bie në dashuri, çfarë ndodh? Ata nuk flasin, ata thjesht pëshpërisin dhe bëhen edhe më të afërt në dashurinë e tyre. Në fund ata as nuk kanë nevojë të pëshpërisin, ata thjesht shikojnë njëri-tjetrin dhe kjo mjafton. Kjo shpjegon se sa të afërt janë dy njerëz që e duan njëri-tjetrin.

Pastaj ai tha:

– Kur diskutoni, mos i lini zemrat tuaja të largohen, mos thoni fjalë që ju largojnë, do të vijë një ditë kur distanca do të jetë aq e madhe sa nuk do të gjeni rrugën e kthimit prapa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu