Kur ish- partneri të cilin keni menduar se e keni hequr qafe ju shkruan papritmas në Instagram apo Facebook, me siguri ju duket sikur është i interesuar për të provuar prapë lidhjen.
Megjithatë kjo mund të mos jetë e vërtetë.
Ndoshta ai thjesht nuk dëshiron që ju t’i dini këto gjërat e mëposhtme.
Ka qenë i mërzitur, andaj ka kapur telefonin që t’ju telefonojë apo shkruajë
Ka qenë duke qëndruar shtrirë dhe i mërzitur se planet i kanë ndryshuar në minutën e fundit, andaj ka menduar t’ju shkruaj për të parë se çfarë jeni duke bërë.
Jo domosdoshmërish kjo nënkupton se ai dëshiron prapë një lidhje.
Ai është thjesht i mërzitur për orët e ardhshme dhe dëshiron ta kalojë kohën.
Është i dehur
Ndoshta nuk është i mërzitur kur ju shkruan papritmas.
Ndoshta thjesht është jashtë dhe i dehur, ndërkaq i ka ardhur në mendje mendimi t’ju shkruaj.
Nuk është duke provuar të kujdeset për ju
Ndoshta ai thjesht paraqitet se është duke dashur të shikoj se a jeni në rregull, por faktikisht mund të ketë agjendë të fshehur.
Është i eksituar
Në rregull, ndoshta nuk është as i dehur e as i mërzitur. Ndoshta është i eksituar, andaj edhe dëshiron të kontaktoj me ju.
Ai shpreson se do të filloni të shkëmbeni mesazhe seksi dhe pastaj nuk i dihet.