Turqia thotë se do t’i kthejë xhihadistët e huaj në vendet e tyre

0
12

Turqia do të fillojë, nga java e ardhshme, t’i kthejë xhihadistët e huaj nëpër vendet e tyre, tha të premten ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

“Ju njoftojmë se do t’i kthejmë. Do të fillojmë ta bëjmë këtë nga e hëna”, tha ai, duke iu referuar pjesëtarëve të grupit militant Shteti Islamik.

Më herët, këtë javë, Soylu ka thënë se Turqia ka në paraburgim afro 1,200 luftëtarë të huaj të Shtetit Islamik dhe se ka kapur 287 të tjerë në operacionin e saj të fundit në veri të Sirisë.

“Do t’i kthejmë te ju. Bëni me ta si të doni”, tha Soylu të premten në Ankara.

Turqia i ka kritukuar vendet perëndimore që kanë refuzuar t’i riatdhesojnë shtetasit e tyre, që i janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, madje duke ua marrë disave edhe shtetësinë.

Nuk është e qartë nëse Turqia do të jetë në gjendje t’i riatdhesojë ata që e kanë humbur shtetësinë.

Edhe pse me Konventën e Nju Jorkut të vitit 1961 është jolegale që të lihet dikush pa shtetësi, disa vende, përfshrië Britaninë dhe Francën, nuk e kanë ratifikuar atë.

Britania ua ka marrë shtetësinë mbi 100 njerëzve që dyshohet se u janë bashkuar grupeve xhihadiste jashtë vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu