Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza.
Siç tregojnë vetë ata, njerëzit vishen vetëm me të zeza për disa ose të gjitha arsyet e mëposhtme:
1. E zeza shkon me gjithçka.
2. Preferojnë të shpenzojnë për çanta e këpucë, prandaj blejnë bluza të zeza të thjeshta.
3. Nëse ju pëlqen diçka në dyqan, shanset janë që e kanë dhe në ngjyrë të zezë.
4. Është shumë e thjeshtë të kombinohesh në mëngjes, sepse gjithçka është e zezë dhe shkon me gjithçka.
5. E zeza u shkon të gjithëve dhe të tregon më të dobët.
6. E zeza është ngjyrë e lumtur, neutrale dhe e trishtë në të njëjtën kohë.
Këto janë arsyet sipërfaqësore, por në thellësi, ja ç’i bën njerëzit të vishen vetëm me të zeza.
1. Njerëzit që vishen vetëm me të zeza janë seriozë dhe të drejtpërdrejtë. Jo vetëm që janë seriozë, por duan të perceptohen si seriozë dhe ç’ngjyrë është më jofëminore se e zeza.
2. E dinë shumë mirë se çfarë duan, e dinë ç’rrugë duhet të ndjekin dhe si të marrin atë që duan.
3. Njerëzve që vishen me të zeza u pëlqen pushteti dhe e gjëmojnë vazhdimisht. Kanë vullnet të hekurt dhe duan të projektojnë të qenit të fuqishëm dhe autoritativ te të tjerët.
4. Duan të duken intimidues dhe të fortë. Disa duan të duken intimidues sepse e kanë trajtë të karakterit, ndërsa të tjerë sepse ndihen të dobët dhe përpiqen ta fshehin në këtë mënyrë.