Prokuroria nis hetimin ndaj të gjitha sekteve fetare në Shqipëri, akuzë edhe për Blerta Josifin

0
Gjigandi

Tragjedia në familjen Josifi, Tiranë, ku u gjetën të vdekura nënë e bijë dhe vajza tjetër në gjendje të rëndë, ka bërë që Prokuroria të nisë hetimet për ngjarjen dhe për të gjitha sektet fetare në Shqipëri.

Mësohet se Prokuroria ka nisur hetimet për të gjitha sektet fetare në territorin e Shqipërisë.

Ndërkohë ka ngritur akuzë edhe për 34-vjeçaren Blerta Josifi për “moskallëzim krimi”. Sipas burimeve vajza e mbijetuar akuzohet për “moskallëzim krimi”, por sipas varësisë së hetimeve gjendja penale e saj mund të rëndohet edhe më shumë duke i shtuar akuzën e “bashkëpunimit në vrasje”.

Mbrëmjen e së enjtes, kryeqyteti dhe mbarë opinioni publik u trondit nga ngjarja e cilësuar si “horror”, ku nënë e bijë u vetëflijuan në emër të fesë që besonin dhe dyshohet se ishin pjesë e organizatës Dëshmitarët e Jehovait.

RonaTyra

Dy viktimat besonin tek miti i ringjalljes dhe ishin në agjërim prej muajsh duke refuzuar ushqimin derisa ndërruan jetë, ndërsa e mbijetuara Blerta Josifi, u gjet në gjendje të rëndë po për shkak të mungesës së ushqimit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu