Lajmi i fundit/ Gjendet një trup i dekompozuar në Vjosë – Lajmi i Fundit – Lajme

0
1
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në afërsi të Fierit. Një 35-vjeçar është mbytur në lumin Vjosë dhe trupi i tij është gjetur në afërsi të fshatit Hambar.

Viktima është rreth 35 vjeç dhe trupi i tij është gjetur i dekompozuar. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar henja dhune apo dëmtime në trupin e tij. Viktima nuk është identifikuar. Policia bën me dije se personat e interesuar mund të paraqiten pranë morgut të qytetit të Fierit, për të tërhequr trupin.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera.
Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë,  çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.
Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur  dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu