Protesta në Laknas! Flet vëllai i pronarit: Do të zhvillohet agroturizëm jo stallë derrash – Lajmi i Fundit

0
9
Gjigandi

Në vendin ku po zhvillohet protesta në Laknas ku banorët kanë dalë kundër një projekti që një kompani private ka marrë lejen nga bashkia e Kamzës, ka shkuar edhe vëllai i Bledar Daci i cili është pronari i kompanisë private.

Vëllai i pronarit që pretendon se ka marrë tokën në bazë të të gjitha ligjeve dhe ka të gjitha dokumentet e nevojshme shprehet se aty nuk do të bëhet stallë derrash por do të zhvillohet agriturizmi. Sipas tij në këtë ambient do të ndërtohet një restorant dhe një fermë ndërsa zona do të mbillet me pemë.
Ndër të tjera vëllai i pronarit ka deklaruar se janë vetëm dy tre familje që janë kundër kësaj dhë pikërisht ata sipas tij nxisin edhe të tjerët. Ndërsa banorët deklarojnë se toka është dhënë në mënyrë të jashtëligjshme dhe është tokë shteti, breg lumi, që nuk mund të jepet.
“Ne jemi konform rregullave. Ne nuk jemi as zaptues pronash. Po te kishte pretendime. Ne kemi bo projektin dhe nuk ka patur pretendime. Sot cohen dy veta dhe nxisin njerzit e tjerë. Kemi fol me banorët më dy tre dhe nuk kanë patur pretendime. Nuk po pretendohet këtu. Nuk do të ndotet ktu do të bëhet agroturisëm. ” Ka thënë vëllai.
“Ai nuk po fshihet. ai ka ardhur por sot nuk është këtu. Jemi në të drejtësinë tonë. Jemi pajisur me të gjithë. Lejen e kemi marrë nga ish kryetari edhe me të riunkemi folë dhe është konform. Është agrotursitëm Fermë restorant dhe ambient restoranti. Nuk është stallë derrash. Ktu afër e kam shpinë. Sipas letrave është 1.2 hektar. I kam një pjesë banorësh kto nuk janë të gjithë kësaj zone, janë dy tre shpi që bllokojnë punimet Ne kemi qenë transparent dhe kemi folur me ta. Jam vetë prezent si vëllai si ai. Kam bërë një kallzim për prerjen e drurëve ktu. Ne do mbjellim trefish të pemëve. Dalin dy tre plaka të këqija aty…, jam vëllai dhe nuk marr vendime se çdo bëhet. Punonjësit nuk ikin. Unë kam bërë projektin, taksen qiranë, i kam paguar të gjithë detyrimet e shtetit.”  ka thënë ndër të tjera vëllai i pronarit.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu