Problemet e ciklit menstrual që nuk duhen neglizhuar…

0
Gjigandi

Ndoshta disave prej jush nuk u intereson nëse periodat vonohen apo (të lutem mos ejani më), megjithatë, janë disa simptoma të cilat nuk duhet të injorohen kurrsesi. Vonesa e periodave ose probleme të tjera menstruale, si gjakderdhja e madhe, mund të jenë shenja të diçkaje më serioze.

Këta “flamuj të kuq” tregojnë se është koha të lini një takim me gjinekologun.

Vonesë të ardhjes së ciklit menstrual

Nëse cikli menstrual ju është vonuar 2 herë ose më shumë (dhe e dini se nuk jeni shtatzënë), kjo mund të ketë ndodhur për një sërë arsyesh jo fort të mira.

Shkaktarët mund të jenë: çrregullimi hormonal, probleme me tiroidet, e keni tepruar me stërvitjen ose dietën, stresi ose menopauza e parakohshme. Pa perioda, në pjesën e brendshme të mitrës mund të fillojnë të formohen qeliza jo normale një gjendje potencialisht parakanceroze)”, thotë Sharon Mass, një asistent profesor klinik obstetrikë dhe gjinekologjik në ‘Universitetin e Mjekësisë dhe Stomatologjisë’ së New Jersey.

RonaTyra

Në këtë rast, përveç kontrollit të legenit, mjeku duhet t’ju rekomandojë të bëni edhe analiza gjaku për të kontrolluar nivelet e hormoneve, për ndonjë sëmundje të tiroideve, sindromën policistike të vezoreve (gjendje që shkaktohet nga nivelet e larta të androgjenit ose hormoneve mashkullore) dhe menopauzë të parakohshme.

Dhimbje intensive të papritura ose përkeqësim të tyre

Nëse nuk mund t’i duroni më dhimbjet dhe doni vetëm që të vdisni në ato momente apo të hiqni vezoret në mënyrë kirurgjikale, mund të jeni duke vuajtur nga endometrioza.

Endometrioza është një gjendje në të cilën qelizat që rriten brenda mitrës fillojnë të rriten edhe jashtë sa, duke shkaktuar kështu dhimbje të shumta të legenit.

“Simptomat mund të fillojnë në çdo kohë, por shumica e grave që janë diagnostikuar me këtë kanë një histori të periudhave të dhimbshme që nga mosha e re,” thotë Mass.

Njolla midis periodave

Nëse keni hemorragji të vogël mes periodave, kjo mund të jetë krejtësisht normale (veçanërisht nëse ju pini pilula të kontrollit të shtatzënisë), por gjithashtu mund të duhet të kontrolloheni tek doktori. Kjo mund të nënkuptojë se ju keni një cist në mitër apo polip, tumor fibroz, një infeksion (si vaginoza bakteriale).

Gjakderdhje të rënda ose perioda që zgjasin më shumë se 10 ditë

Çfarë është “gjakderdhje e rëndë”, saktësisht? Në thelb, në qoftë se ju nxirrni jashtë përdorimit një tampon në një orë ose më pak, ju jeni një kandidate. Kjo mund të sinjalizojë një problem mjekësor (të tilla si tumor fibroz, polipe ose endometrioza, në të cilin indi nga veshja e brendshme e mitrës rritet në sipërfaqe të saj), e mund të shkaktojë anemi, shpjegon Nanette Santoro, profesoreshë dhe drejtuese e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Kolorados në Denver.

Simptoma të padurueshme para se t’ju vijnë periodat

A jeni si një përbindësh i vërtetë para se t’ju vijnë periodat? ‘Ky mund të jetë çrregullim paramenstrual Dysphoric (PMDD)’, thotë Michele Curtis, një profesor i asociuar i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Teksasit ‘Houston Medical School’. Simptomat përfshijnë  ngrënien pa qenë të uritura, humor me ndryshime ekstreme, ankth të rëndë, zemërim dhe ndjenja jashtë kontrollit. Këto simptoma kanë tendencë të zbuten sapo ju vijnë periodat, por nuk janë një tregues i mirë.

Çrregullim të hormoneve

Ndodh që gjërat të përkeqësohen edhe më shumë sesa thjesht përballja me periodat. Nëse vuani nga astma ose sindroma e irritimit të zorrës dhe jeni shumë keq gjatë ciklit menstrual ose pra tij, nuk është koincidencë.

Është një fenomen i quajtur “zmadhim para ciklit menstrual” në të cilin një sëmundje (si diabeti, depresioni dhe artriti) mund të përkeqësohet edhe më shumë para ciklit menstrual, dhe kjo falë hormoneve.

Flisni me mjekun që t’ju rrisë dozën e mjekimeve para se t’ju vijë cikli, kështu do të ndiheni më mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu