Probleme me sistemin, shqiptarët dhe të huajt mbesin të bllokuar në pikëkalimin e Kakavijës

0
Gjigandi

Në pikëkalimin e Kakavijës është pezulluar që prej mëngjes kalimi i të gjithë shtetasve të lejuar sipas protokollit të masave të qeverisë greke.

Shkak është bërë mosfunksionimi i faqes online që mundëson aplikimin online për kalim për shtetasit grekë dhe për ata homogjenë. Qytetarët që krijuan radhë të gjatë herët në mëngjes thanë se e kishin të pamundur të aplikonin sepse faqja nuk e lejon ende. Pala greke i ka kërkuar asaj shqiptare të mos lejojë kalimin drejt Greqisë për asnjë shtetas deri sa të fillojë funksionimi i sistemit.

Aktualisht nuk ka prezencë mjetesh në pritje në Kakavije.

Shumica e atyre që ishin drejtuar për në Greqi janë banorë të zonave të Jugut që edhe më parë ju lejohej kalimi.
Pritej që prej ditës së sotme të mundësohej marrja e lejes së posaçme online për të hyrë në Greqi nga këta shtetas por nuk dihen arsyet përse teknikisht nuk është e mundur ende.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu