Londra nuk është vend për pastrimin e parave ruse, thotë një ministër britanik

0
Gjigandi

Londra, si qendër kryesore botërore financiare, nuk është vendi për të pastruar paratë ruse, tha Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps.

Komiteti i inteligjencës dhe sigurisë së parlamentit britanik, tha në një raport të botuar të martën se, Londra ishte bërë një destinacion veçanërisht i favorshëm për oligarkët rusë dhe paratë e tyre, duke iu referuar Londrës si “lavatriçe”.
“Është shumë e rëndësishme që emri i mirë i Londrës- kur është fjala për legjislacionin e pastrimit të parave” – të ruhet”, tha Shapps për BBC.
Pastrimi i parave është proces, përmes së cilit, grupet kriminale gjejnë mënyra për të legjitimuar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme, duke fshehur burimin e tyre.
Në raportin e komitetit parlamentar gjithashtu kritikohet qeveria për dështim në hetimin e ndërhyrjes ruse, gjatë referendumit të vitit 2016, pavarësisht informacioneve”të besueshme” që tregonin se Moska, dy vjet më parë, kishte provuar të përzihej në referendumin për pavarësinë e Skocisë.
Britania ka dalë nga Bashkimi Evropian më 31 janar, pas një referendumi për Brexit të mbajtur më 2016.
Raporti bën thirrje për një “vlerësim të plotë” të veprimeve të Moskës gjatë referendumit.
Anëtari i komitetit, Stewart Hosie tha se askush në qeveri nuk dëshironte të merrej me çështjen e ndërhyrjes ruse, dhe se anëtarët e saj “nuk donin t’ia dinin” sepse ishte shumë “temë e nxehtë”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu