Ish-ministri i PD-së: Oferta e parezistueshme që më bëri Basha para 25 Prillit

0
Gjigandi

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi duke folur për A2CNN bëri një analizë të situatës aktuale brenda Partisë Demokratike.

“Situata është toksike, nuk dua t’i hedh benzinë zjarrit. Komunikoj me shumë nga deputetet, rri me ta, përfshirë dhe me zotin Basha, por edhe me Doktorin, është familja ime politike”

, tregoi Halimi.

Sipas tij,

“bashkimi ndodh duke parë me sy realitetin që ndodh. Do t’i thoja të gjithë anëtarëve që të shikojnë realitetin me sy dhe t’i flasin anëtarëve të thjeshtë demokratë, duke i parë në sy, mos të jetojmë në realitete imagjinare “.

Duke mos hyrë në çështjet ligjore brenda Partisë, Halimi thotë se nuk e mendon rikthimin në politikë, madje zbulon një ofertë të vitit të kaluar, të cilësuar si gati të parefuzueshme.

“Basha më bëri një vit e gjysmë më parë, deri para fillimit të zgjedhjeve, një kërkesë të fortë, më të mirën që mund t’i bëhet një bashkëpunëtori, gati e pakontestueshme, drejtues në grupin parlamentar dhe drejtues në funksione politike, por gjatë një darke të gjatë i thashë atij që e kam të pamundur të jem një person i angazhuar politikisht, dhe pjesë e grupit parlamentar në 2021, për disa kontrata që kam firmosur që ma ndalojnë ekspozimin politik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu