Mbahet mend si lojtari më problematik, me dy gishtat e tij të ngritur në Nish dhe përplasja edhe në Novi Sad në vitin 1990 me policinë ish jugosllave.
E kush tjetër përveç problematikut Kujtim Shala, që ishte halë në sy për regjimin ish jugosllav dhe për Serbinë!
Një faqe që kujton të gjithë emrat e mëdhenj në sportin ish jugosllav, sa ekzistonte ai shtet artificial, kujton edhe pesë golat e Kujtim Shalës, futbollist që shkroi historinë e shqiptarëve të Kosovës, i vetmi me pesë gola në një ndeshje dhe ndaj një skuadre të njohur siç ishte Sarajeva kampione e ish shtetit në vitin 1985.
“Istorija ex yu fudbala” ka postuar përbërjen e Prishtinës dhe të Sarajevës dhe me titull për pesë golat e Shalës, i cili për një fije të flokut nuk u shpall shënues më i mirë në ish jugosllavi, ku mbeti në vend të dytë me 15 gola, një me pak se shënuesi i parë.
Me 15 maj në stadiumin e Prishtinës vlonte atmosfera dhe futbollisti Shala si i çmendur, realizoi pesë gola për fitoren e Prishtinës me rezultat 5:2 ndaj Sarajevës, në kuadër të javës së 30-të.
Shala katër vite ka luajtur për Prishtinën e pastaj shkoi në Dinamo të Zagrebit, ku për një kohë të shkurtë u bë idhull i tifozëve dinamovitë BBB-së, ku edhe sot këndojnë e betohen në kokën e Shalës së madh, e Shalës problematik, që asnjëherë nuk donte të dëgjonte për at regjim ish jugosllav. Shala sot jeton e vepron në Gjermani, një emër që gjithmonë do të mbahet mend nga tifozët shqiptarë e kroatë.