Një tjetër mjek është infektuar nga koronavirus në vendin tonë dhe gjendja e tij është rënduar.
Bëhet fjalë për një mjek nga Puka, i cili sipas informacioneve është infektuar një javë më parë.
Brenda një jave gjendja e mjekut është përkeqësuar dhe është dashur shtrimi i tij në Spitalin Infektiv për trajtim intensiv.
Kujtojmë që nga fillimi i pandemisë janë prekur 170 persona nga bluzat e bardha në gjithë Shqipërinë dhe ka ndërruar jetë një prej tyre, mjeku Arjan Pushi.