Dy persona vëllezër me njëri tjetrin kanë rënë në prangat e policisë pasi me mjetin e tyre tip RENAULT po transportonin në drejtim të Tiranës katër shtetas të huaj kundrejt një fitimi prej 400 eurosh.
Gjatë arrestimit policia sekuestroi edhe shumën e përfituar në cilësinë e provës materiale.
Në pranga ranë A. Ç., 53 vjeç dhe B. Ç., 46 vjeç (i dënuar më parë për veprën pënale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”), të dy banues në Tiranë.
LEXO EDHE:Artan Hoxha: Shqipëria degëzim ndërkombëtar i trafikut të kokainës
Policia njofton se Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.