Po transportonin drejt Tiranës emigrantë të paligjshëm për 400 euro, arrestohen dy vëllezërit në Korçë – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Dy persona vëllezër me njëri tjetrin kanë rënë në prangat e policisë pasi me mjetin e tyre tip RENAULT po transportonin në drejtim të Tiranës katër shtetas të huaj kundrejt një fitimi prej 400 eurosh.

Gjatë arrestimit policia sekuestroi edhe shumën e përfituar në cilësinë e provës materiale.
Në pranga ranë A. Ç., 53 vjeç dhe B. Ç., 46 vjeç (i dënuar më parë për veprën pënale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”), të dy banues në Tiranë.
LEXO EDHE:Artan Hoxha: Shqipëria degëzim ndërkombëtar i trafikut të kokainës
Policia njofton se Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu