Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ishte së fundmi i ftuar në studion e lajmeve në “News24”. Ai u shpreh se sipas një studimi të ri, Koronavirusi nuk po sillet si virus respirator dhe i pari që dëmtohet është truri. Pipero tregoi se deri tani kanë hasur dëmtim të qelizave të trurit nga Koronavirusi në tre pacientë.
“Ne në fillim mendonim se ishte virus respirator dhe dëmton vetëm pulmoret. Shumë shpejt u dëshmua që ky virus jep dëmtime sistemike në organizëm, jep dëmtime të vatrave të vogla të gjakut, jep koauglimin e gjakut, jep koagola në të gjithë trupin, mund të japë infarkt të trurit, të zemrës, dëmtim të veshkave dhe mëlçisë. Madje ka studime që thonë se dëmtimi i veshkave është i pariparueshëm, i parikthyeshëm. Jep dëmtim sistemik. Ka shumë studime që thonë nuk dëmtohet i pari pulmoni, nuk dëmtohet e para zemra, veshka por dëmtohet i pari truri. Ne kemi pasur raste të kësaj natyre, sjell konfuzion mendor, të folura përçart, përgjumje dhe kemi konkluduar se kemi të bëjmë me dëmtim të qelizës së trurit. Kemi pasur të paktën 3 raste të tilla, por fatmirësisht kanë qenë dhe janë të rikthyeshme. Megjithatë ka konstatime që mund të mbeten për një kohë të gjatë. Ende nuk ka studime që tregojnë ngelet apo ngelet i dëmtuar, ende nuk e dimë lë apo jo imunitet sepse duhet të kalojnë 18-24 muaj që të arrijmë në konkluzione domethënë”, tha Pipero.