Futbollisti: Kaloja nga dhoma e shokëve të skuadrës francezë për ti ngacmuar

0
Gjigandi

Bruno Fernandes u transferua nga Sporting Lisbona tek Mançester Junajtid, dhe që atëherë ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm për klubin anglez.

Së fundmi mesfushori ka zbuluar një episod mjaft të veçantë kur Portugalia fitoi kampionatin Europian të vitit 2016.

“Po luhej finalja e Europianit 2016, dhe atë kohë unë luaja për Parmën. Vendosa bast me Hurtoks se ai që do humbiste do bënte foto me fitimtarin, dhe fotot tona do i postonim në rrjetet tona sociale. Unë e shikova ndeshjen i vetëm në dhomën time, pasi nuk doja ta shikoja  me Hurtoks dhe të tjerët pasi ai ishte francez”, tha ai.

“Kur mbaroi ndeshja dhe Portugalia fitoi Kupën, unë dola dhe vrapoja nëpër korridoret e hotelit nga gëzimi. Kaloja nga dhoma e shokëve të skuadrës francezë për ti ngacmuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu