Pandemia mbylli bizneset/ Biznesi i vogël ankohet: Shitjet nuk janë më si më parë

0
Gjigandi

Luftës botërore së koronavirusit nuk i mbijetuan të gjithë edhe ekonomikisht.

Pas më shumë se dy muajve në karantinë, disa prej bizneseve shqiptare nuk mundën të rihapen. Në një vëzhgim nëpër rrugët e kryeqytetit lexon njoftime të shpeshta të dyqaneve qe jepen me qira apo shiten.

Ndërsa ata që kanë mundur t’i shpëtojnë valës së parë, i tremben rimbylljes ndërkohë që po nxjerrin oferta për të tërhequr klientët.

“Fluksi nuk është si më përpara por e rëndësishme është që u rihapëm”.
Unë jam dhe biznes i ri, sa tërmeti sa pandemia shumë dëme kemi. Nuk mund të rrisim çmimet se tremben klientët ikin”.
Bar restorantet janë biznesi më i përhapur në Shqipëri, pasi kryeson në të gjithë botën për numrin më të lartë të tyre por njëkohësisht është edhe sektori më i prekur për shkak të pandemisë së covid 19. Nëse para karantinës në lokale nuk gjeje vend për t’u ulur tani kafetë janë bosh.

Por ata që nuk e kanë ndjerë pandeminë kanë qenë sektori ushqimore, të cilët bëjnë veçse një dallim të shitjeve gjatë izolimit dhe pas tij.
I vetmi ndryshim është orari. Dhe tani që janë më të lirshëm konsumojnë e në restorante jo si gjatë karantinës 3 vakte në shtëpi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu