Përplasen 3 automjete në Elbasan, raportohet për 4 të plagosur – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një tjetër aksident është shënuar ditën e sotme. Raportohet se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Papër, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona. Njëri prej mjeteve mësohet se ka përfunduar në kanal.

Policia dhe ambulanca janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes. Ende nuk bëhet me dije numri i saktë i personave të lënduar, por mësohet se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurit nga automjetet e përplasura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu