Dhunoi dhe kërcënoi me thikë motrat dhe babain, arrestohet i riu në Tiranë

0
Dhunoi dhe kërcënoi me thikë motrat dhe babain, arrestohet i riu në Tiranë
Gjigandi

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Në pranga ka rënë një 30-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy motrave e babait të tij dhe i ka kanosur ato me thikë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja Z. T., se vëllai i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, dhe familjarëve, si dhe i kishte kanosur ato me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, vëllain e saj, shtetasin A. Ll.Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll.,  pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy motrave dhe babait të tyre, dhe i ka kanosur dhe kërcënuar ato me mjet prerës thikë”

njoftoi policia.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu