“More vesh apo jo? Edepsez”/Avokatja e njohur “shpërthen” ndaj Çim Pekës – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Lajmi i rremë i publikuar mbrëmjen e djeshme nga portali i Çim Pekës, ku paralajmërohej për një tërmet të fortë që pretendohej se do të godiste Shqipërinë,  ka sjellë reagime të forta në rrjetet sociale.

Avokatja e njohur Mirela Cela Jorgo, njëherësh aktiviste e shoqërise civile, ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Çim Peka.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo tregon tmerrin që ka parë mbrëmjen e djeshme, ku njerëzit kanë braktisur banesat e tyre për të dalë në rrugët e Tiranës.
“Çim Peka me ty e kam dhe gjithe ata kazan qe ushqehen duke sjelle dëm tek publiku.
Mbreme, gra, pleq e femije kane gdhire neper rruge.
Duhet te ruanim qetesine nga paniku i mbjellë nga pseudo gazetare qe ne keto momente nuk ndryshuan nga nje kriminel qe vret sepse vret anen psikologjike te qenieve me te dobëta siç jane fëmijet, te sëmurët dhe pleqtë.. atehere ti, more bir k…, po te përmend Kodin Penal
Neni 267 – Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik
Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
More vesh apo jo? Edepsez”, shkruan avokatja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu