Balancimi i nevojave e kërkesave me të cilat përballen prindërit nuk është aspak i lehtë dhe herë pas here të gjithë prindërit ndihen të stresuar. Më poshtë janë disa këshilla për prindërimin, të cilat inkurajojnë një sjellje më të mirë dhe ndihmojnë prindërit të gjejnë çfarë u duhet fëmijëve të tyre.
Një ambient i shfrenuar ku kritikat dhe përbuzjet funksionojnë si gjëra normale do ta bëjnë fëmijën suaj të ndihet si i dënuar në familje.
Nëse ju si prindër silleni si armiq me njëri-tjetrin, fëmija juaj do të marrë mësimin se asnjë problem nuk mund të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe me kompromis.
Një fëmijë i rritur me frikë është gjithë kohës i shqetësuar dhe i edukon fëmijët e vet mbi bazën e frikës. Edhe fëmijët e tij/saj do të jenë po ashtu të stresuar gjatë gjithë kohës.
Nëse i rrit fëmijët në një ambient me keqardhje për të tjerët, edhe ata vetë do të ndiejnë pakënaqësi për veten.
Tallja me fëmijën tënd do të promovojë izolimin e fëmijës me botën, duke e bërë të ndjehet edhe në faj për shkak të distancimit të tij.
Të tregosh xhelozi përpara fëmijëve dhe më keq akoma, ta justifikosh xhelozinë, do t’i mësojë fëmijët tuaj të ndiejnë zili për arritjet e të tjerëve dhe ta shohin këtë ndjesi si diçka normale.
Nëse fëmija yt rritet me turp për një aspekt të caktuar të vetes, do të ndiejë edhe një ndjesi faji që ndoshta mund të mos e kuptojë asnjëherë, sepse mësohet me këto ndjesi.
Nëse e inkurajon fëmijën tënd, ai do të mësojë të ketë besim te vetja në të tashmen dhe në të ardhmen.
Trego tolerancë përpara fëmijëve dhe gjithë të tjerëve. Kjo gjë do t’i mësojë fëmijëve të tu të tregojnë durim dhe më pak impulsivitet kundrejt të tjerëve.
Lavdëroje fëmijën tënd për çdo arritje në mënyrë që të mësojë të jetë mirënjohës dhe krenar për veten.
Duke e pranuar fëmijën tënd ashtu siç është, i tregoni atij se cili është kuptimi i vërtetë i dashurisë.
Duhet të biesh dakord edhe me sugjerimet e fëmijës tënd për t’i treguar atij se vetëm kështu mund ta pranojë veten ashtu siç është.
Njihja rezultatet që arrin, sado të vogla të jenë ato. Kjo gjë do ta bëjë fëmijën tënd të kuptojë se vendosja e objektivave dhe arritja e tyre është diçka e mirë.
Mirësia do t’i tregojë fëmijës tënd se bota është një vend i bukur për të jetuar.
Një fëmijë i rritur në një ambient të mbushur më dashuri dhe respekt, do ta mësojë padyshim të jetë një fëmijë bujar dhe i dashur.