Për herë të parë që nga ndërtimi, riparohet porta tre në Hidrocentralin e Fierzës

0
Gjigandi

Hidrocentrali i Fierzës, më i madhi në vend ka nisur punën në vitin 1978 dhe prej asaj kohe nuk ishin kryer riparime në portat e mirëmbajtjes.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore po vijon punën për riparimin dhe rehabilitimin e sistemeve në këtë hidrocentral.
Eshte finalizuar me sukses projekti për rehabilitimin elektro-mekanik të portës së mirëmbajtjes nr. 3 në HEC Fierzë. Pas përfundimit të kësaj faze të projektit janë kryer gjithashtu dhe proceset e testimit për portën nr. 3, të cilat kanë përmbushur të gjitha pritshmëritë. Rehabilitimi i plotë i portës së mirëmbajtjes nr.3 ne HEC Fierze kryhet për herë të parë, që nga koha e ndërtimit dhe vënies në punë të Hidrocentralit të Fierzës. Drejtori i Korporatws Elektroenrgjitike Shqiptare, Benet Beci, thote se: Proceset rehabilituese në HEC Fierzë po vijojnë me portën e shkarkimit nr.3. Ky projekt është financuar nga Banka Boterore dhe kap vlerën e 6.3 million Euro.

Hidrocentrali i Fierzës është ndërtuar mbi Drin në afërsi të fshatit Fierzë. Filloi të ndërtohej në nëntor 1971 dhe u vu në shfrytëzim më 1978. Ka një digë me gurë, zhavorr dhe bërthamë deltine të lartë 160 m. Diga krijon një rezervuar, (Liqenin e Fierzës) me vëllim 2,7 miliardë metra kub ujë.
Hidrocentrali i Fierzës, është ndërtuar me pajisje të ardhura nga Kina, por i konceptuar 100% nga inxhinierët shqiptarë, hidrocentrali që shtrihet mbi lumin Drin ka shërbyer si burim kryesor në prodhimin e energjisë elektrike, madje në disa raste duke furnizuar edhe vendet fqinje. I parafundit ndër hidrocentralet e ndërtuar nga sistemi komunist, Fierza ka një kapacitet prodhimi prej 500 megavat (MË), ndër më të mëdhenjtë në Ballkan (i pari konsiderohet HEC-i i Danubit në Serbi).
Ishte tetori i vitit 1978, kur nisi punën turbina e parë e HEC-it të Fierzës, i ndërtuar me ndihmën e shtetit kinez, i cili në korrik të po atij viti do të shënonte fundin e marrëdhënieve me qeverinë komuniste të Enver Hoxhës. Nisja e punës për prodhimin e energjisë elektrike nga Fierza u bë pikërisht në 70-vjetorin e lindjes së diktatorit, duke sjellë njëkohësisht dhe dyfishim të prodhimit të energjisë elektrike. Nuk dihet tamam se sa ka kushtuar ndërtimi i Fierzës, por ajo që dihet me siguri është fakti se pajisjet dhe teknologjia e ardhur nga Kina janë shkëmbyer me mineral kromi, ndërsa të gjithë koston vepra energjetike e ka shlyer pas tre vjet punë (1981). “Të gjitha objektet dhe nënobjektet e kësaj vepre janë projektuar nga inxhinierë shqiptarë dhe janë ndërtuar nga ndërtuesit shqiptarë.
HEC-i i Fierzës është vepra e parafundit energjetike, ndërtuar nga sistemi komunist. Pas ndërtimit të HEC-it të Fierzës, u ndërmor një tjetër projekt, ai i Komanit, i shtrirë mbi lumin Drin. Pas këtij hidrocentrali, puna nisi për një tjetër vepër energjetike, HEC-i i Banjës, por procesi u ndërpre, për shkak të ndryshimit të regjimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu