Patrisi ia uron ditëlindjen Tunës në mënyrë speciale: I bëfsh edhe 100 vetëm duke u puthur kështu me mua

0
Gjigandi

Dedikimi romantik i Patrisit në ditëlindjen e 35-të të Tunës: I bëfsh edhe 100 vetëm duke u puthur kështu me mua.

Këngëtarja e njohur shqiptare Altuna Sejdi – Tuna, feston sot (e martë) ditëlindjen e saj të 35-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Por një nga urimet më të përzemërta, Sejdi e ka pranuar nga bashkëshorti i saj, Patris Berisha, i cili e ka uruar në mënyrën më të veçantë në rrjetin social Instagram.

RonaTyra

Ai ka publikuar në InstaStory një fotografi të çiftit ku shihen duke i dhuruar puthje njëri-tjetrit, teksa në mbishkrimin e saj i bën një dedikim special më të dashurës së tij.

“Urime shpirt, i bëfsh 100 kështu veç duke u puthur me mua”, kanë qenë fjalët e bashkëshortit të këngëtares në InstaStory.

Tuna përndryshe është duke e festuar 35-vjetorin e lindjes së bashku me djalin në pushime, të cilat po i kalojnë në Chikago të Illinois.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu