Huawei do të hiqet nga rrjetet 5G në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2027

0
Gjigandi

Furnizuesit mobilë në Mbretërinë e Bashkuar po ndalohen të blejnë pajisje të reja të Huawei 5G pas 31 dhjetorit, dhe ata gjithashtu duhet të heqin të gjithë pajisjet e firmës kineze 5G nga rrjetet e tyre deri në vitin 2027.

Një vendim i tillë, sipas mediave britanike,ndjek sanksionet e vendosura nga Uashingtoni, i cili pretendon se firma paraqet një kërcënim të sigurisë kombëtare – diçka që Huawei mohon.

“Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, por është i duhuri për rrjetet e telekomit në Mbretërinë e Bashkuar, për sigurinë tonë kombëtare dhe ekonominë tonë, si tani, ashtu edhe në planin afatgjatë”, citohet të ketë thënë Sekretari Dixhital, Oliver Dowden.

Për shkak se sanksionet amerikane prekin vetëm pajisjet e ardhshme, qeveria nuk beson se ekziston një justifikim i sigurisë për heqjen e pajisjeve 2G, 3G dhe 4G të furnizuar nga Huawei.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu