Kabllot nënujore të internetit mund të ndihmojnë në zbulimin e tërmeteve, thonë shkencëtarët

0
5
Gjigandi

Kabllot e internetit që përshkojnë fundin e detit mund të përdoren për të zbuluar tërmete dhe cunami ose për të monitoruar se si ndryshimi i klimës ndryshon rrymat e oqeanit.

Këto kabllo telekomunikacioni mund të përdoren si një grup gjigant sensorësh shkencorë në det të thellë, është thënë nga Laboratori Kombëtar Fizik i Mbretërisë së Bashkuar (NPL) dhe partnerët e tij.

Në këtë drejtim, shkencëtarët testuan teknikën në një lidhje me fibra optike midis MB dhe Kanadasë dhe hulumtimi është publikuar në Science Magazine.

Por për shkak se instalimi i sensorëve të përhershëm për të monitoruar fundin e oqeanit është shumë i kushtueshëm, vetëm disa ekzistojnë globalisht, thonë shkencëtarët.

Ndryshe, kabllo të shumta me fibër optike bartin të dhëna nëpër detet dhe oqeanet e botës.

Vlerësohet se ka më shumë se 430 të tilla në mbarë botën, që përfshijnë distanca prej rreth 1.3 milion km.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu