Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh nuk u ndihmon. Zgjidhja më e mirë është përdorimi i solucionit fiziologjik
Uji i njelmët ndihmon që zorrët të pastrohen dhe normalizohet tretja. Trupit i është i nevojshëm kripa për nxitjen e proceseve të ndryshme biokimike, transmeton Telegrafi.
Nxit detoksikimin dhe eliminon toksina
Solucioni fiziologjik ndihmon që të pastrohen zorrët, por edhe eliminon lodhjen kronike nga trupi.
Si përgatitet solucioni për pastrimin e zorrëve?
Ju nevojitet kripë deti apo kripë Himalaje, por jo e jodizuar. FiItroni ujin duke e vluar dhe lëreni të ftohet në temperaturë dhome.
Shtoni disa lugë të vogla kripë në ujë. Shtoni pak lëng limoni i cili do të shërbejë për të zbutur kripën.
Përgatitja:
Qiteni ujin në një kavanoz njëlitërsh, pastaj shtoni kripën, lëngun e limonit dhe mbylleni kavanozin. Tundeni derisa kripa të tretet tërësisht.
Tretja duhet të pihet në afat prej 5 minutash, sa më shpejt aq më mirë. Pastaj shtrijuni në krah dhe bëni masazh stomakut në njërën anë, pastaj kaloni në krahun tjetër dhe sërish bëni masazh stomakut.
Pas gjysmë ore zorrët do të duhej të pastrohen tërësisht.
Pastaj, pastrimi mund të vazhdohet edhe disa orë, prandaj do të jetë e dëshirueshme që pastrimin ta bëni në shtëpi.
Nëse keni problem me tretjen dhe metabolizmin, kushtoni kujdes çfarë hani. Ushqimi i yndyrshëm, i fërguar dhe me erëza por edhe alkooli nuk bën të konsumohen.