Pas skandalit me Kylie-n, “Forbes” shokon për herë të dytë

0
Gjigandi

Drama e disa ditëve më parë mes Kylie Jenner dhe Forbes duket se po merr një rrjedhë interesante. Nëse nuk ju kujtohet ishte fillimisht Forbes që tha publikisht se Kylie ka gënjyer për pasurinë e saj, duke falsifikuar deklaratat e taksave. 

Kylie, e shokuar nga e gjithë kjo reagoi përmes një statusi në Twitter duke thënë se “mendonte që [Forbes] kishte një reputacion të mirë” dhe shtoi se gjithë çfarë lexoi ishin thjesht “deklarata të pasakta dhe supozime të paprovuara”. “Unë nuk kam kërkuar kurrë ndonjë titull dhe nuk kam gënjyer që të vendosem atje.”

Pavarësisht gjithë çfarë u tha, tani Forbes e rendit sërish emrin e Kylie-t si një nga VIP-at më të paguara të 2020-ës, e para mes 100 të renditurëve në listë. Sipas kësaj liste, Kylie ka fituar $590 milionë pas vendimit për të shitur 51% të aksioneve të Kylie Cosmetisc për $600 milionë. Kjo shitje e ndihmoi atë të fitojë plot $540 milionë para taksave!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu