Aktorja Adriana Matoshi është shpërblyer sot nga Festivali “See A Paris” nga Franca për rolin e saj në filmin “Nëntori i ftohtë”
Aktorja, Adriana Matoshi ka shënuar një sukses të madh sot në karrierën e saj duke kaluar kufijtë e Kosovës.
Ajo është shpërblyer për rolin e saj në filmin “Nëntor i ftohtë”, film që është punuar me regji të regjisorit Ismet Sijarina.
E për këtë Adriana ka pasur një postim në Instagram ku ka bërë një deklaratë interesante në gjuhën angleze.
Pas shpërblimit në festivalin e Francës, Adriana me një thënie interesante
Aktorja Adriana Matoshi është shpërblyer sot nga Festivali “See A Paris” nga Franca për rolin e saj në filmin “Nëntori i ftohtë”
Aktorja, Adriana Matoshi ka shënuar një sukses të madh sot në karrierën e saj duke kaluar kufijtë e Kosovës.
Ajo është shpërblyer për rolin e saj në filmin “Nëntor i ftohtë”, film që është punuar me regji të regjisorit Ismet Sijarina.
E për këtë Adriana ka pasur një postim në Instagram ku ka bërë një deklaratë interesante në gjuhën angleze.
“Kurrë nuk e kam ëndërruar suksesin, kam punuar për të”, ka shkruar ajo në Instagram.
Për këtë shpërblim të aktores sot ka reaguar edhe Ambasada e Francës në Kosovë e cila e ka uruar Adrianën në Twitter.
“Urime për aktoren Adriana Matoshi e cila ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në festivalin francez “See A Paris”, për rolin e saj në filmin ‘Nëntori i ftohtë’ (2018), i cili flet për prishjen e Jugosllavisë më 1992”, ka shkruar kjo ambasadë.
Me herët gjatë ditës, Adriana kishte shkruar e para ku kishte uruar të gjithë ekipin e filmit, përfshirë edhe veten.
““Urime Ismet, Fatmir edhe urime vetes që jemi shpërbly me cmime!”, ka shkruar aktorja.