Luana Vjollca sot mori pjesë në marshin që u organizua në Tiranë.
Me moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, sot u protestua në qendër të Tiranës pas rastit të përdhunimit të 15-vjeçares.
Me pankarta nga më të ndryshmet, u bë thirrje që të ndalohen rastet e tilla, ndërsa dhunuesit të dalin para ligjit.
Pjesëmarrës në protestë ishin edhe shumë prej emrave të njohur, ndër ta edhe moderatoret Marina dhe Luana Vjollca.
Kjo e fundit, ka publikuar një fotografi nga protesta, ku shihet krah Marinës, të dyja me maskë në fytyrë.
Pas saj, ajo postoi foto me një gotë verë, ku thotë se po ngre dolli për vajzat, që sot ishin të bashkuara me një qëllim.
“Gëzuar, që sot ishim shume! Qe sot ishim bashke! Per qenien me te forte ne bote! Per VAJZAT”, ka shkruar Luana.