Një vajzë ka mbetur pa fjalë kur u zgjua dhe gjeti inicialet e shtatë djemve pranë të pasmeve, pas një nate të çmendur në Magaluf.
22-vjeçarja, Megan Gerrard, ishte në një udhëtim vajzash në ishullin spanjoll me gjashtë mikesha të saj në korrik të vitit 2018. Aty ata takuan edhe shtatë djem nga Newcastle.
Megan nga Warrington në Cheshire, ka treguar se pasi i njohën, ato shkonin çdo natë duke festuar me ta. Në natën e fundit të tyre në Magaful, së bashku me miqtë e rinj kaluan pranë një vendi ku bëhen tatuazhe.
22-vjeçarja me shaka kishte sugjeruar se do të bënte tatuazh inicialet e 7 djemve në kofshën e saj, si një kujtim për takimin e tyre të rastësishëm.
Më pas djemtë kanë këmbëngulur që ajo t’i bënte dhe ajo kishte pranuar ta merrte atë sfidë, pavarësisht se miket i thanë se ishte një ide e keqe.
“Shoqet e mia mu lutën që të mos i bëja, por isha e vendosur që do t’i realizoja të gjithë”, ka shtuar ajo. Më pas ka treguar se si kur është kthyer në Londër ka kuptuar se disa prej tyre e kishin gënjyer për inicialet, pasi kishte gjetur emrat e vërtetë në rrjetet sociale.
Megan dhe vajzat e tjera kanë mbajtur kontakt me djemtë për katër muaj, derisa i zbuluan të dashurat e tyre dhe i bllokuan të gjitha. Por pavarësisht kësaj, 22-vjeçarja nuk është aspak e penduar, pasi mendon se ishte një eksperiencë e veçantë.
Ndërsa për të mbuluar inicialet e shtatë djemve që takoi gjatë pushimeve në ishullin spanjoll, ajo ka bërë sipër tyre një tatuazh të madh.