Një muaj e gjysmë më parë, moderatorja e njohur Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë.
Më 18 qershor Jonida mori në duar vogëlushen Emi, duke e plotësuar dhe veshur gjithë ngjyra jetën e saj.
Mirëpo pas rikthimit brenda pak ditësh në formë perfekte trupore, Jonida ka ndryshuar edhe pamjen në mënyrë drastike pas lindjes.
Nga brune klasike, e njëjtë prej vitesh, Jonida i ka çelur flokët me fije, duke marrë një pamje krejt tjetër.