Real Madrid nuk i rinovon kontratën Zidane, gati transferimi në Francë

0
Gjigandi

Real Madrid nuk do t’i rinovojë kontratën Luca Zidane, djalit të trajnerit Zinedine Zidane. Kontrata e portierit 22-vjeçar skadon në fund të korrikut, por ajo nuk do të rinovohet.

Ssipas të përditshmes spanjolle “AS”, Luca Zidane pritet të transferohet në Francë, ku kërkohet nga ekipi i Montepellier, gati t’i japë një fanellë si titullar. Me fanellën e Real ai luajti vetëm 2 ndeshje në la Liga.

Edhe këtë sezon, portieri i ri është lënë në huazim nga klubi “merengues”. Luca Zidane ka luajtur me Racing Santander në Divizionin e Dytë të kampionatit spanjoll, ku u aktivizua në 33 ndeshje.

“AS” shton gjithashtu se portieri i dytë te Reali do të jetë Andriy Lunin, i cili do të jetë zëvendësuesi i titullarit Thibaut Courtois.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu