Pas izolimit Kylie Jenner llastoi veten me dhuratën super luksoze, sigurisht të personalizuar!

0
Gjigandi

E kishte porositur një vit më parë, mirëpo për shkak të emergjencës Covid-19 në mbarë botën, Kylie Jenner mundi ta merrte vetëm tani makinën e saj të preferuar Rolls Royce.

22-vjeçarja ndau me ndjekësit në Instagram dhuratën super luksoze që i bëri vetes, një ndër makinat më të shtrenjta në qarkullim.

Për më tepër, makina e saj e re ishte e personalizuar për Kylie-n, e cila e kishte kërkuar brendësinë e saj në ngjyrë rozë.

Jo vetëm kaq! Në pjesën e derës pranë shoferit shkruhej “Mamaja e Stormit”.

RonaTyra

Pra, Kylie preferon që tani e tutje “të njihet ndryshe”, pasi e vogla ka ndryshuar tërësisht jetën e saj.

Duket se kjo është një makinë posaçërisht për vajza dhe nënë e bijë do të kenë mundësinë të shijojnë shëtitjet vajzërore me njëra-tjetrën.

Ditën e djeshme, Kylie tregoi gjithashtu se i bëri dhuratën e shtrenjtë Stormi-t, duke i blerë të gjithë koleksionin e çantave të vogla të dorës “Prada”.

Kjo vetëm që ta kombinonte me veten e saj.

Jetë të pasurish pra!

Rolls Royce
Image

Rolls Royce

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu