Pas dy vitesh lidhje, Cara Delevingne ndahet nga e dashura

0
Gjigandi

Cara Delevingne dhe Ashley Benson thuhet se janë ndarë pas afro dy vjet lidhje.

Është pohuar se dyshja janë ndarë, pasi marrëdhënia e tyre nuk po funksiononte, shkruan DailyMail.

Cara, 27 vjeçe dhe Ashley, 30 vjeçe, nxitën zërat për lidhje në gusht të vitit 2018 kur ato u panë duke u puthur në aeroportin Heathrow të Londrës, por nuk e konfirmuan lidhjen e tyre deri një vit më vonë.

Një burim i tha People: “Cara dhe Ashley kishin gjithnjë e më shumë ulje-ngritje në lidhjen e tyre, por tani ka mbaruar, rrugët e tyre thjesht janë ndarë”.

RonaTyra

Sipas atij burimi, Cara ka kaluar kohë me miqtë e saj të ngushtë, përfshirë Margaret Qualley dhe supermodelen Kaia Gerber.

Ndarja vjen pasi Cara konfirmoi që ajo dhe Ashley ishin kujdesur për dy qenush në mes të krizës së koronavirusit.

Ato së pari ndezën thashethemet për lidhje në gusht 2018, kur u panë duke u puthur në aeroportin Heathrow të Londrës.

Cara nuk e konfirmoi romancën e tyre deri në qershor të vitit të kaluar, kur ajo ndau një foto duke u puthur me Ashley për të shënuar përvjetorin e tyre një vjeçar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu