Pas dhuratës luksoze të Tolgahan, Almeda Abazi bëhet ‘viktimë’ e zilisë në rrjet

0
Gjigandi

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayışman, janë ndër çiftet më të pëlqyer dhe më të komentuar të showbiz-it, të cilët, javët e fundit kanë qenë në qendër të mediave rozë. Aludimet se martesa e tyre kishte probleme gjatë karantinës ranë shpejt poshtë, pasi vetë aktori, në një deklaratë publike, tha se jo vetëm nuk kanë probleme me martesën, por janë më të lumtur se kurrë.

Së fundi, mediat turke kanë shkruar për një dhuratë luksoze që aktori i ka bërë bukuroshes shqiptare. “Një blerje të fuqishme” e quajnë mediat makinën e shtrenjtë që Tolga i ka bërë bashkëshortes së tij.

Po sa është vlera?

Mësohet se Tolga ka shpenzuar rreth 3 milionë lira turke për dy makina xhip të modelit të fundit. Njërën prej tyre, e cila kushton 1 milion e 700 lira turke, ia ka bërë dhuratë partneres.

Targat e makinës, siç duket nga fotot e postuara, janë të personalizuara pasi mbajnë tre shkronjat e tyre, Tolgës, Almedës dhe të birit, Efehan.

RonaTyra

Në mediat turke, ka qarkulluar një foto e makinës ku duket pjesërisht targa.

Kaq u desh që një pjesë e mirë e fansave e kanë uruar Almedën për dhuratën e bukur, por mes tyre ka edhe komente të njerëzve ziliqarë.

Një prej komentuesve, pas lajmit që Alameda ka gëzuar një dhuratë nga bashkëshorti, ka shpërthyer në mallkime duke i dëshiruar asaj të rrëzohej e aksidentohej me makinën. Këtij postimi, Almeda i është përgjigjur shkurt: “Allahu ju ndihmoftë, ndiej keqardhje për ju. Do të lutem për ju sonte…”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu