Pas Brexit shenjat në Europë janë për stuhi, 27 shtetet anëtare të BE në unitet kundër Britanisë së Madhe – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Grindjet kryesore të Bashkimit Europian për momentin shtrihen në aksin lindje-perëndim. Për t’u habitur që në çështjen e Brexit kuptohen mirë të gjithë, por kjo ka arsyet e saj, shkruan Norbert Mappes-Niediek.

“Nëse më duhet të bëj luftë, atëherë të lutem kundër një koalicioni”, citohet të ketë thënë Napoleoni. Vërtet që Europa ishte e bashkuar kundër Francës, por fuqitë europiane të atëhershme mund të nxiteshin shpejt kundër njëra-tjetrës dhe binin kështu si gurë dominoje.
Sa e kuptueshme të duket kjo, bilanci i perandorit francez në rastin e Brexit, qëndron kokëposhtë.
Mbretëria fleksibël si një makineri e vajosur mirë megjithë strukturat qindravjeçare vendimmarrëse, me parlamentarizmin tepër eficient e model në botë rrezikon të shpërbëhet mjerisht.
“Koalicioni” përballë, pra Bashkimi Europian përkundrazi, që e ka vështirë të gjejë vullnetin e përbashkët, qëndron burrërisht në këmbë.
Pavarësisht sa shumë grindje ka për planet e reformave në BE, pavarësisht sa shumë përballen krerët e shteteve dhe qeverive të BE për të gjetur një kompromis, kur vjen puna tek kushtet e largimit të Britanisë së Madhe nga BE mes 27 shteteve anëtare ka unitet të plotë.
Ky ndryshim rolesh sigurisht është arsye për pak optimizëm: me sa duket në 200 vitet e fundit diçka ka ndryshuar. Por të presësh që tani që kalojë një erë e re nëpër kontinent, e cila i tremb edhe euroskpetikët nga shembulli i keq i Brexit, do të thotë të shpresosh shumë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu