Pedagogia e njohur Iris Luarasi bëri bujë disa ditë më parë kur përmendi katër ish studentë, që sot kanë bërë karrierë në gazetari, e tha se I kishte ngelur në lëndën e saj. Dy emrat që “goditën“ më shumë ishin ato të Arbana Osmanit dhe Jonida Shehut. Arbana iu përgjigj duke I thënë se lëndën nuk e kishte marrë për shkak të mos frekuentimit të rregullt, pasi sipas moderatores I duhej të punonte asokohe për të ndihmuar familjen.
Tani ishte Jonida Shehu ajo që u përball me Luarasin, të cilën e ftoi në studion e saj. Jonida tha se për Halloween, kishte vendosur të përballej me frikën e saj më të madhe, e kështu ftoi ish pedagogen e vet.
Kjo e fundit u përpoq te sqaronte se nuk kishte dashur t`i prishte imazhin askujt.
“Unë do thoja që ju të katërt në fakt nuk keni qenë ngelësa, por keni qenë studentë shumë të mirë dhe në fund fare unë ju kam vlerësuar me 10-të. Kur po shikoja emisionin në YouTube aty e pashë që shtangisti që kisha përballë nuk më lejonte që të vazhdoja fjalinë time dhe të thoja që nuk kanë ngelur për rezultatet në mësime , kanë ngelur për çështje mungesash. Iku historia, u bë lajm, nuk pati më kohë që të sqarohej. Unë të falenderoj shumë në fakt që më ke thirrur sot për ta sqaruar. Ju mora të katërve, përfshirë edhe ty dhe ju kërkova falje sepse nuk e mendoja që një gjë e thënë me aq shumë sportivitet edhe me aq shumë dashuri në fakt pa dashur në mënyrë absolute t’ju prishja imazhin.Ti mendon që kur ke një famë kaq shumë të madhe, saç keni ju të katërt, kjo gjë nuk të bën më përshtypje, sepse mendon se kjo është një gjë që ka ndodhur në të kaluarën dhe që e merr me sportivitet.”- ishte komenti i saj.