Labi i bëri vetes dhuratë veturën e tipit “Audi Q8”.
Labinot Tahiri këto ditë ka qenë emër shumë i komentuar, për shkak të debatit për mundësinë e anulimit të dasmave.
Pas paralajmërimit të Ministrisë së Shëndetësisë, që këtë vit ka gjasa të mos mbahen dasmat e ahengjet e tjera familjare në mënyrë që të eliminohen turmat, Labi u përfshi në një debat.
Teksa paralajmëroi protestë në rast se iu bëhet e padrejtë artistëve, këngëtari theksoi se edhe shumë veprimtari të tjera janë të lidhura me dasmat.
Së fundi, këngëtari i ka bërë vetes dhuratë një veturë luksoze të tipit Audi Q8, e këtë gjë e bëri të ditur djali i tij përmes një postimi, ku ndau edhe një foto të veturës.
“Urime BABË e gëzofsh me shpirtin tënd dhe me ne, e ke meritu pa dyshim. Kta me koparen e sivjetshit…”, ka shkruar ai.