Page, kujton koncertin në Kosovë

0
Gjigandi

Jimmy Page, kitaristi legjendar i grupit të njohur “Led Zeppelin”, përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram ka ndarë një “rikujtim të ditës”, duke e shpalosur historinë jo fort të njohur rreth shfaqjes së tij për çështjen e Kosovës.

Në një pjesë të shkrimit, Page ka bërë të ditur se kishte marrë pjesë në organizimin “UNICEF Kosovo Appeal” të mbajtur në Londër 21 vjet më parë dhe ka potencuar se në këtë mënyrë kishte demonstruar përsëri përpjekjen e tij për paqen në botën mbarë.

Për më tepër, kitaristi Page ka zbuluar se me këtë rast e kishte luajtur versionin instrumental të këngës së njohur “Dazed and Confused” dhe ka thënë se tingujt duhej të ishin frymëzim.

“Në këtë ditë, gjatë vitit 1999 performova në kuadër të ‘UNICEF Kosovo Appeal’ në Londër. Kur telashet në Kosovë më në fund gjetën pak qetësi, u iniciua me nguti një organizim për mbledhjen e fondeve në sallat e banketit në Whitehall. M’u kërkua që të luaja në këtë ngjarje dhe luajta bashkë me grupin e asaj kohe, përbërë prej Michael Leesë në bateri dhe Guy Prattit në bas-kitarë. E luajta versionin instrumental të ‘Dazed and Confused’ dhe më thanë që njerëzit e krijuan përshtypjen se ishte fjala për ndonjë pjesë klasike. Duhet të ishte mjaft frymëzues, ngase qartazi ishte xhiruar në një pajisje tejet të sofistikuar dhe me sensorë në Ministrinë e Mbrojtjes”, ka shkruar Page.

Pas postimit të kujtimit, këtë shkrim të tijin e komentoi menjëherë e dashura e tij, Scarlett Sabet.

RonaTyra

“Mahnitshëm”, shkroi Sabet, duke e shoqëruar komentin me simbolin e një ylli të ndritshëm.

E më pas komentet vërshuan.

Mes tyre, njëri prej fansave të kitaristit, me nofkën identifikuese “dhanishta1111”, i sugjeroi Pages që të luajë sërish për Kosovën tashmë të lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu