Oriola sjell pamje nga pjesëmarrja në protestën e sotme

0
Gjigandi

Oriola Marashi mori pjesë në marshin që u mbajt në Tiranë.

Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, sot (e enjte) është marshuar kundër rasteve të përdhunimit në Shqipëri.

Ky marsh erdhi pas lajmit se një 15-vjeçare është përdhunuar nga roja i shkollës 65-vjeçar, i cili nxiti reagime të shumta.

Pjesëmarrës në marshin me moton “Për fëmijërinë e vjedhur” ishin edhe shumë emra të njohur, përfshirë këngëtarë, moderatorë e modele.

RonaTyra

Edhe Oriola Marashi mori pjesë në protestë, madje ajo ndau me ndjekësit disa imazhe të shkrepura në sheshin “Nënë Tereza”.

Ajo ishte veshur me veshje sportive, ndërsa në duar mbante pankartën me mbishkrimin “Jo nënkupton jo”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu