Ariana Grande thotë se nuk ndihej mirë të publikonte albumin gjatë kësaj periudhe

0
Gjigandi

Ariana tha se nuk ndihej rehat të lansonte album të ri gjatë karantinës.

Ariana Grande ka qenë në një maje të kreativitetit vitet e fundit, duke lëshuar dy albume në vitet e njëpasnjëshme më 2018 dhe 2019, shkruan DailyMail.

Me publikimin e këngës së re “Stuck with u” me Justin Bieber, shumë fansa filluan të spekulojnë dhe shpresojnë që një album tjetër mund të jetë në horizont.

Por, Ariana hodhi poshtë gjitha këto pretendime, për shkak se nuk e vlerëson të duhur publikimin e albumit gjatë krizës së COVID-19.

Gjatë një interviste me Zane Lowe në seritë e “Apple Music At Home”, Grande zbuloi se ajo ishte duke shkruar muzikë të re, e cila është muzikë në veshët e miliona fansave të saj në të gjithë botën.

RonaTyra

Por, me pjesën më të madhe të botës në karantinë gjatë këtyre dy muajve të fundit, rezulton se kjo nuk ishte koha e duhur që ajo të ndajë disa këngë të reja.

“Në të vërtetë nuk ndjehem rehat për të nxjerrë asgjë tani,” tha ajo.

“Sepse përveç kësaj [Stuck With U], është një kohë vërtet e ndërlikuar për të gjithë këtë”, shtoi ajo.

Ariana Grande ka punuar shumë vitet e fundit, ajo publikoi albumin “Sweetener” me 15 këngë të reja në gusht të vitit 2018. Në shkurt të 2020-ës publikoi tjetër album me 14 këngë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu