Lajmet për shtatzëninë e Sinem Kobal kanë pushtuar prej disa javësh mediat turke. Aktori i njohur, Kenan İmirzalıoğlu, dhe bashkëshortja e tij Sinem Kobal, do të bëhen prindër për herë të parë.
Kobal është në muajin e pestë të shtatzënisë, por dhuratat e fansave për beben kanë nisur prej disa javësh tashmë.
Lajmi i pritjes së ëmbël ka gëzuar edhe admiruesit e dy aktorëve të njohur, të cilët kanë bërë gati dhuratat për beben, edhe pse nuk kanë ditur në ç’adresë t’i nisin.
Sipas mediave turke, të gjithë ata që nuk kanë ditur në ç’adresë t’i nisin dhuratat, i kanë dërguar ato në adresë të nënës së aktores, Nuray Kobal.
Kështu, fansat e Sinem Kobal dhe Kenan İmirzalıoğlu kanë ‘përdorur’ zonjën Nuray për të kënaqur çiftin me dhuratat e bebes që pritet të vijë në jetë pas pak muajsh.
Megjithatë, siç mësohet, Sinem dhe Kenan, një pjesë të mirë të dhuratave të grumbulluara nga fansat do t’i dërgojnë për të ndihmuar familjet në nevojë.