Paraqitja është një përfitim i madh për një vajzë që përpiqet të tërheqë vëmendjen e një burri. Mirëpo, nuk është e mjaftueshme për ta bërë një burrë të dashurohet dhe të ëndërrojë ndërtimin e një marrëdhënieje të gjatë dhe të lumtur me ju, shkruan Class.
Ka disa tipare të tjera që meshkujt vlerësojnë tek vajzat. Bëni mirë t’i dini:
1- Buzëqeshja. Kjo jo vetëm që e bën çdo grua më tërheqëse, por gjithashtu i bën burrat të ndihen më mirë me veten e tyre.
2-Aftësitë në gatim. Kjo është një nga mënyrat më të mira për të fituar zemrën e një mashkulli.
3-“Çmenduria”. Ndonjëherë është shumë e rëndësishme të ndaloni së qenit serioze dhe të relaksoheni.
4- Flokët e gjata të çrregullta. Kjo gjë shoqërohet gjithmonë me rininë dhe shëndetin e mirë të një gruaje.
5- Kujdesi i tyre. Çdo burrë dëshiron që gruaja e tyre të bëhet një nënë e dashur për ta, kur ata ndihen të pafuqishëm.
6-Origjinaliteti. Një grua e vërtetë nuk do të përpiqet kurrë të duket si dikush tjetër ose të veprojë në një mënyrë të panatyrshme.
7- Vithet e mëdha. Ky pëlqim shoqërohet me pjellorinë dhe lindjen e fëmijëve të shëndetshëm dhe të zgjuar. (Kështu e mendojnë meshkujt).
8- Mirësia. Vetëm një grua e sjellshme do të jetë empatike dhe do ta mbështesë burrin e saj kur i duhet.
9- Zëri i lartë. Sipas shkencës, kjo e bën një grua të tingëllojë më bukur dhe ato perceptohen si më të reja.
10-Kompromisi. Njerëzit që mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë e kanë shumë vështirë të komunikojnë.