Ajo njihet si mbretëresha e Halloween dhe vit pas viti Heidi Klum ia del gjithmonë të tejkalojë veten në festën e madhe të 31 Tetorit.
Modelja gjermane i dha të ftuarve një shok total kur mbërriti si një aliene që po sulmonte botën në eventin e ppërvitshëm të “Annual Halloween Bash” në New York City.
46-vjeçarja e dokumentoi dhe e ndau me ndjekësit në Instagram të gjithë punën dhe procesin për të arritur look-un në fjalë, ndërsa në të njëjtën linjë me të ka qenë edhe bashkëshorti i saj Tom Kaulitz.
