Filmi i fundit i James Bond me Daniel Craig kushtoi 200 milionë dollarë.
“No time to die” është bërë filmi më i shtrenjtë I James Bond i bërë ndonjëherë, shkruan DailyMail.
Shfaqja përfundimtare e Daniel Craig si 007 kushtoi 200 milionë dollarë, sipas llogarive të lëshuara së fundmi nga firma prodhuese e filmit, B25.
Shpenzimet e mëdha për “No time to die” i kapin lehtësisht kostot e dy filmave të mëparshëm, Specter (182 milionë £) dhe Skyfall (138 milionë).
Daniel vjen në rrugëtimin e pestë si spiun këtë vit, pasi luajti më parë në Skyfall, Casino Royale, Quantum Of Solace dhe Spectre.
Por, duket se filmi i tij i fundit si James Bond ka çmimin më spektakolar pasi “TheSun” raporton se B25 kishte shpenzuar 199,5 milionë £ derisa e bëri atë.
Raportohet se kostoja mund të ketë qenë 47 milionë funta më e shtrenjtë, por në fund kostoja ishte zvogëluar paksa
Shifra prej 200 milionë dollarësh do të thotë se filmi i fundit është 250 herë më i shtrenjtë se filmi i pare “Dr No Sean Connery”, i cili kushtoi 800 mijë funta më 1962.
Në mars u njoftua se data e publikimit të “No time to die” është shtyrë deri në nëntor për shkak.