Një marrëdhënie treshe, një divorc dhe… sërish bashkë! Egla dhe Aleksandri konfirmojnë rikthimin

0
Gjigandi

Pak kohë më parë, në një intervistë për mediat, Egla Harxhi konfirmoi zërat se ajo dhe dhe partneri i saj, Aleksander de Basseville, janë rikthyer.

Pas një periudhe 6-mujore, e cila, siç duket, i ka shërbyer çiftit si një kohë reflektimi, Egla dhe Aleksi kanë vendosur të rikthehen sërish.

Princi i Libofshës, ai që e ndau jetën disa kohë me Eglën dhe një partnere të dytë, Alesian, u përfol shumë për marrëdhëniet e tij, jetën e shtëpinë në Vilë, Bashtovë, jetesën treshe etj. Por, me ardhjen në jetë të Luçiferit, djalit të tyre, lidhja treshe u ndërpre e më vonë lindi edhe përçarja.

Lajmi i divorcit pushtoi rrjetet sociale, mediat dhe siç thuhej e dukej, Egla dhe princi nuk po jetonin më bashkë. Harxhi pranoi publikisht asokohe ndarjen duke deklaruar:

“E vërteta është që nuk jemi më bashkë, por sigurisht ka një respekt reciprok. Balancat për hir të fëmijës duhen ruajtur.”

RonaTyra

Por të ftuar sot në “Shqipëria Live”, dyshja e shumëpërfolur ka konfirmuar për herë të parë se pas 6 muajsh është rikthyer sërish. Ata u shprehën se kanë mundur të sqarohen, të lënë pas të shkuarën dhe të jenë gati për një fillim të ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu