Nisma e deputetit të PS-së për faljen e gjobave/ AKU kundër: Nuk duhet as të mendohet – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar në lidhje me nismën e deputeti socialist Ilir Beqja për faljen e gjobave për bizneset ushqimore. Në një përgjigje për Report TV, AKU sqaron se ushtrimi i aktivitetit pa licencë është kundravajtja më e madhe administrative, dhe se mungesa e informacionit nga ana e biznesit për parashikimet ligjore dhe rregullatore nuk i përjashton ato nga përgjegjësia.

“Përsa lidhet me iniciativën e deputetit z. Beqaj, ajo është një e drejtë që buron në Kushtetutë dhe ne e respektojmë. Vetë deputeti shprehet se gjobat janë aplikuar në zbatim të dispozitave ligjore dhe rregullatore në fuqi. Padijenia e biznesit për parashikimet ligjore dhe rregullatore nuk i perjashton ato nga përgjegjësia. Vetë biznesi ushqimor, si çdo biznes tjetër, kur rregjistrohet në QKB dhe pajiset me NIPT, ploteson një vetëdeklarate se ai njeh dhe do të zbatojë legjislacionin në fuqi për veprimtarinë që kërkon të ushtrojë. Ushtrimi i biznesit ushqimor pa licence nuk duhet as të mendohet, prandaj është edhe kundravajtja më e madhe administrative. Për më tepër që një pjesë të madhe të gjobave të Gushtit nuk iu ka përfunduar akoma afati i ankimit administrativ” thuhet në përgjigjen e AKU.
Në Kuvendin e Shqipërisë u paraqit një projektligj, që synon amnisti për një numër biznesesh që operojnë në sektorin ushqimor të ekonomisë së vendit, duke qenë se janë gjobitur për mungesë të licensave përkatëse, por të cilat më pas e kanë kryer këtë proces në përputhje me kërkesat e ligjit. Pra, nuk është fjala për të falur gjoba që lidhen me cilësi të keqe të ushqimit të prodhuar apo tregtuar për konsumatorët, por për kundravajtje ligjore të shkaktuar nga mospajisja me leje sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu